Normalisht nuk habitemi me sulmin e sotëm të Ceferin ndaj Agnellit, pasi ai këtë e ka bërë për muaj të tërë.
Presidenti i UEFA-s ditën e sotme është rikthyer duke sulmuar numrin “1” të Juventusit për temën e Superligës Evropiane.
“Kur kalon një stuhi ke nevojë për një kapiten të mirë. Dhe ECA ka një kapiten të mirë, presidentin “Al Khelaifi në rastin specifik) i cili mori drejtimin kur kapiteni i vjetër u arratis nga anija. Ju keni një bord të shkëlqyeshë,, një president të madh, e ardhmja juaj është e ndritshme,” the Ceferin në asamblenë e përgjithshme të ECA.
Kujtojmë që Ceferin u ndje i “tradhatuar” nga Agnelli, ndaj sulmet për të kanë qenë më të shpeshta dhe më të ashpra se ato kundër presidentëve të klubeve të tjera që ishin pjesë e themelimit të Superligës Evropiane./abcnews.al/