Vjen firma e “shtatlartit” rumun, Dragusin firmos për 5 vite te Tottenham

schedule09:36 - 12 Janar, 2024

schedule 09:36 - 12 Janar, 2024

Tashmë gjithçka është mbyllur dhe se skuadra e Tottenham ia arriti më në fund të fitojë diçka. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin rumun, Radu Dragusin, i cili pas shumë ditësh aludimesh në media është transferuar te “gjigantët” e Londrës, me këta të fundit, që kishin jo pak nevojë për një qendërmbrojtës pas dëmtimeve të Christian Romero e Mickey van den Ven.

Sipas raportimeve më të fundit, të gazetarit të mirënjohur sportiv, Fabrizio Romano, “Londinezët” arritën të fitonin garën me skuadrat e Bayern Munich, Milan e Napoli, me Presidentin Daniel Levy, i cili ishte i gatshëm t’u ofronte plot 30 milionë italianëve, si dhe shërbimet e anësorit, Djed Spence, deri në fund të këtij sezonit.

Paketa prej 30 milionë eurosh për skuadrën e Genoa do të ndahet në 25 milionë euro bazë, si dhe 5 milionë euro të tjera, në bonuse, që janë lehtësishet të arritshme. Përsa i përket kontratës personale, Dragusin ka firmosur me “Londinezët” e Spurs, deri në vitin 2029, teksa do të përfitojë plot 3 milionë euro në sezon. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!