Nesër është dita e Verës, festa që kryeqendër ka Elbasanin, por që edhe sivjet, ashtu si vitin e kaluar nuk do të ketë organizime. Pandemia e Covid-19 e ka bërë të pamundur që festa të zhvillohet si dikur.
Në mungesë të koncerteve, lojërave dhe panaireve dhe në momentin që në rrugë nuk kishte asnjë person për shkak të orës policore, bashkia e Elbasanit mbrëmjen e sotme hodhi fishekzjarrët.
Lexo edhe: Fëmijë që kapërcejnë zjarrin, tradita që paraprin Ditën e Verës
Bashkia e Elbasanit ka zbukuruar qytetin për të krijuar një atmosferë sa më festive, por asgjë nuk është më si më parë. Urimi i qytetarëve është që kjo flamë të largohet sa më shpejt për të festuar si dikur./ db/ Abcnews.al