Vjen acari në qarkun e Dibrës, disa rrugë janë të pakalueshme

schedule15:48 - 11 Shkurt, 2018

schedule 15:48 - 11 Shkurt, 2018

Në qarkun e Dibrës po bën acar. Ulja e temperaturave është shoqëruar me reshje bore, të cilat janë shkaktuar probleme në shumë rrugë.

Ulja e temperaturave deri ne minus 5 gradë u shoqërua me reshje dëbore dhe erë të fortë në Dibër.

Në disa zona si Kalaja e Dodës, Selishta dhe fshatrat e thella të Sllovës e Melanit, trashësia arrin në mbi 25 centimetra.

Në rrugët rurale, qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë. Por në segmentin nacional Peshkopi-Bulqizë ngricat kanë shkaktuar probleme.

Më kritike është situata në rrugën Qafë e Buallit-Krastë dhe Qafë e Buallit-Zon D, pasi edhe vetë terreni është i vështirë.

Reshjet kanë dëmtuar shumë edhe rrugët rurale si Ura e Çerenecit-Librazhd dhe Ura e Çerenecit-Ostren, por që janë të kalueshme.

Në zonat e thella si Ostren, Martanesh, Trebisht, Zerqan, Shupenzë dhe Fushë-Bulqizë, trashësia e dëborës ka shkuar 15 deri në 20 centimetra.

Ndërkohë, policia e qarkullimit duket e pranishme në ato rrugë me shqetësime, kurse linjat e tensionit të mesem në Fushe Bulqizë dhe Zerqan janë dëmtuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!