Vjehrra e Valentina Pemajt dhe bashkëshortja e të moshuarit që e akuzon këtë të fundit për dhunë ndaj tij, ka mbështetur nusen në rrëfimin për emisionin ABC-ja e Mëngjesit.
Ajo thotë se e gjithë ngjarja ka ndodhur për faj të tij, ndërsa shprehet se djali dhe nusja kanë qenë te puna në momentin kur ka nisur debati.
“Kjo ngjarje ka ndodhur vetëm prej atij. Ishim te puna. Nuk i ka pas faj as djali as nusja. Ai e ka fajin. Këto kanë qenë te puna”, thotë vjehrra.
Vetë nusja u shpreh se vjehrri i saj e kishte dhunuar disa herë sistematikisht edhe të shoqen dhe kjo kishte ndodhur edhe në sy të nipërve e mbesave të tyre. Por ajo shton se nuk kanë dashur ta lënë në burg të moshuarin për shkak të paragjykimeve të shoqërisë. /m.v. abcnews.al