Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale. Një 43 vjeçar nga Korça është arrestuar pasi dyshohet se i ka vjedhur celularin një shtetasje. Një 42 vjeçar, banues në Tiranë, është kapur nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Një 61 vjeçar ka rënë gjithashtu në pranga për dhunë ndaj djalit të tij. Ndërkohë, edhe një 24 vjeçar nga Tirana është ndaluar pasi rezulton i dënuar. Mësohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”./abcnews.al