Katër persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Një 53 vjeçar është arrestuar për dhunë ndaj djalit të tij.
Dy të rinj, 22 dhe 23 vjeç, u kapën pasi vodhën një pajisje pune industriale në kryeqytet.
Në pranga ka rënë gjithashtu edhe një 52 vjeçari pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe ka dëmtuar disa orendi në banesën e tyre./abcnews.al