“Vjedh se të ka ardhur dita”, Butrint Imeri reagon ndaj akuzave për kopjim të këngës së njohur

schedule13:25 - 22 Tetor, 2020

schedule 13:25 - 22 Tetor, 2020

Butrint Imeri është padyshim një ndër artistët më të suksesshëm të estradës shqiptare. Këngëtari ka sjellë një sërë këngësh, që janë kthyer menjëherë në hite. Projekti më i fundit mban titullin “Dy Zemra”, që e bëri bashke me Nora Istrefin dhe që u prit mjaft mirë nga publiku. Ndërkohë, Butrinti është akuzuar së fundmi nga ndjekësit e tij se ka kopjuar një këngë.

Artisti ka publikuar në Instagram një video teksa këndon versionin e këngës “Anlasana”. “Kënga legjendare Anlasana,”, ka shkruar Butrinit krahas videos, ku një ndjekës ka komentuar: “Vjedh babë vjedh të ka ardhur dita”. Sigurisht, ky koment nuk i ka pëlqyer aspak artistit, i cili nuk ka nguruar t’i është përgjigjet: “Lexoje mirë titullin ustah”, duke nënkuptuar kështu se nuk bëhet fjalë për vjedhje të të drejtave autoriale, por për një version remake nga ana e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official) on

Gjithashtu ky koment nuk është pritur mirë as nga fansat e këngëtarit. “Sigurisht që nuk është. Po e sjell këngën si e ndjen duke e përmendur qartë “këngë legjendare”. Çfarë ka për t’u kopjuar këtu…normal që ai nuk i merr për bazë këto fjalë.”, ka shkruar një ndjekës. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!