Një shqiptar është plagosur rëndë nga autoritetet italiane gjatë përpjekjes për t’u arratisur.
Bëhet fjalë për një 40-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, që në bashkëpunim me dy persona të tjerë po vidhnin një makinë, por u pikasën nga policia.
Makinat e policisë u vunë menjëherë në ndjekje të tyre gjatë autostradës në Pontecagnano. Më pas, hajdutët pasi e panë veten të zënë ngushtë, braktisën makinën dhe u munduan të arratiseshin në këmbë.
Gjatë ndjekjes në këmbë, sipas mediave italiane, mësohet se 40-vjeçari shqiptar është kthyer papritmas drejt policit që po e ndiqte, i cili më pas e ka plagosur me një plumb në gjoks.
40-vjeçari u dërgua menjëherë në spitalin e Salernos, por gjendja shëndetësore e tij mësohet se është e rënduar. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të dy bashkëpunëtorëve të tjerë të tij. Deri më tani nuk ka detaje rreth identitetit të tyre apo nëse edhe ata janë shqiptarë./abcnews.al