Kombëtarja shqiptare e futbollit ka qenë edhe njëherë tjetër pranë fëmijëve me sindromën Down. Fëmijët e qendrës “Xhonatan” ishin sot në “Tropikal Resort” dhe takuan futbollistët kuqezi, të cilët u dhuruan atyre disa momente gëzimi.
“Një ditë ndryshe për ekipin kombëtar shqiptar. Kombëtarja kuqezi e futbollit është vizituar ditën e sotme nga fëmijët e qendrës ‘Xhonatan’, me të cilën FSHF ka një bashkëpunim të vazhdueshëm. Futbollistët e kombëtares, në vlerësim për vizitën, i kanë dhuruar fëmijëve të qendrës Xhonatan bluzat e tyre dhe kanë zhvilluar disa lojëra me ta, në një atmosferë emocionuese dhe tejet të bukur”, shkruan FSHF nw faqen zyrtare. /abcnews.al