Vizitë zyrtare e tre presidentëve të Bosnjës në Beograd

schedule17:55 - 6 Dhjetor, 2017

schedule 17:55 - 6 Dhjetor, 2017

Bosnja e Hercagovina do të kenë të njëjtin qëndrim si Serbia. Këtë premtim i dhanë homologut të tyre Aleksandër Vuçiç, tre presidentët e Bosnjes gjatë vizitës zyrtare në Beograd.

Tre presidentët e Bosnjës tek kreu i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Një vizitë për marrëdhëniet e të dyja vendeve dhe për konfirmimin e qëndrimit boshnjak për çështjen e Kosovës.
Bosnja do ta ndjekë qëndrimin e Serbisë dhe nuk do ta ndryshojë derisa këtë të mos e bëjë Beogradi. Këto premtime të paktën i janë dhënë presidentit serb.

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: “Derisa Serbia të mos ndryshojë qëndrim, Bosnja do të ketë të njëjtin qëndrim që ka Beogradi. Ne e falenderojmë për këtë. Dëshirojmë të kemi marrëdhënie më të mira dhe mënyra se si kemi caktuar kufirin besoj se e sqaron qëndrimin tonë për integritetin e Bosnjës”.

Pas fjalimit të kryesuesit të presidencës boshnjake, kreu mysliman Bakir Izetbegoviç, që javë më parë tha se Bosnja do të duhej të njihte Kosovën, jashtë agjendës insistoi të bëjë disa sqarime.

Bakir Izetbegoviç, anëtar i Presidencës së Bosnjës: “Politika e Bosnjës dhe qëndrimi ynë do të vendoset në Sarajevë nga këta tre persona që janë këtu. Natyrisht ne do të marrim parasysh vendimet e fqinjëve sepse jetojmë me Kroacinë dhe Serbinë, e mbi të gjitha do të ndjekim qëndrimet e BE-së pasi jemi në rrugë evropiane”.

Bosnja dhe Serbia gjithnjë deklarohet për marrëdhënie të mira. Por, e hapur qëndron çështja nëse serbët atje do ta mbajnë referendumin një ditë për shkëputje./abcnews.al

 

https://youtu.be/c0rZvGTVniI

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!