Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo gjatë qëndrimit të tij në Malin e ZI ka vlerësuar kontributin e vendit në qëndrueshmërinë e rajonit si një vend anëtar i NATO-s.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, mbërriti në Ohër nga Podgorica ku është takuar me presidentin Milo Gjukanoviq dhe kryeministrin malazez, Dushko Markoviq.
Me këtë rast, Pompeo ka vlerësuar kontributin e Malit të Zi për qëndrueshmërinë rajonit, si anëtar i NATO-s, por edhe për shkak se me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka të njëjtat prioritete në spektrin e gjerë të çështjeve nga politika e jashtme.
Sekretari amerikan i Shtetit tha se falë bashkëpunimit me Malin e Zi “në fushën e sigurisë kibernetike është zhvilluar mbrojtja nga software më i ri rus që mbron miliarda instalime anembanë botës”.
Kur është fjala për zhvillimet e brendshme politike në këtë republikë ish-jugsosllave, Pompeo tha se Malin e Zi e sheh si “lider të përpjekjeve rajonale për ç’rrënjosjen e korrupsionit, forcimin e shtetit të së drejtës dhe garantimit të lirisë së medias”, citon TV Klan Maqedonia kreun e DASH-it.
Zyrtari i lartë nga Uashingtoni bëri të ditur se këtë javë Shtetet e Bashkuara i kanë bërë Malit të Zi një ofertë për shitjen e pajisjes ushtarake në vlerën 36 milion dollarë.
Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit është cilësuar nga pala malazeze si historike.
Kryeministri Dushko Markoviç tha se ajo është shenjë se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për vendet e rajonit, për përparimin, qëndrueshmërinë dhe sigurinë e tij. /ABC News Albania 24/7