Ka qenë një vizitë e befasishme e prokurores së Përgjitheshme Arta Marku në Elbasan. Dhe pse nuk është dhënë asnjë njoftim zyrtar për këtë takim të papritur të saj me prokurorin e Elbasanit Ardjan Nezha, masa të larta sigurie u morën në hotelin ku sëbashku pinë kafen. Ende nuk dihen shkaqet e këtij takimi, por një burim i tha ABC Neës se Marku piu një kafe ngushëllimi për një nga prokurorët që ka humbur babain. Megjithatë ajo duket se e ka shfrytëzuar ardhjen në Elbasan edhe për punë, pasi përveç drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit, Ardjan Nezha aty ishin dhe një rreth i ngushtë prokurorësh. /abcnews.al
Vizitë e befasishme e Kryeprokurores Marku në Elbasan
schedule11:38 - 22 Shkurt, 2018
schedule 11:38 - 22 Shkurt, 2018