Vizita në SHBA/Xhafaj takon zv/drejtorin e DEA-s dhe zyrtarin e DASH

schedule20:28 - 23 Mars, 2018

schedule 20:28 - 23 Mars, 2018

Gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në SHBA, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj zhvilloi nje takim me me zëvendësdrejtorin e DEA (Agjencisë për luftën kundër drogës), Anthony Williams dhe ekipin e tij të Drejtorisë Operacionale.

Sipas njoftimit te ministries se Brendshme, Ministri Xhafaj bëri një ekspoze të arritjeve në luftën kundër kultivimit të kanabisit duke u ndalur në masat dhe rezultatet e vitit 2017, të cilat, sipas tij, bënë të mundur nxjerrjen e vendit nga harta e vendeve, që kultivojnë kanabis. Ai prezantoi disa nga masat kyçe të programuara për të garantuar këtë standard edhe gjatë vitit 2018.

Në vijim, ministri Xhafaj falënderoi DEA-n për bashkëpunimin dhe kërkoi një intensifikim të këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

Drejtuesve  të Agjencisë amerikane iu paraqit një përmbledhje e punës së bërë në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, identifikimit dhe analizës së grupeve kriminale në fushën e trafikut të drogës, hetimeve ndaj veprimtarisë dhe aseteve të tyre kriminale.

Gjithashtu u diskutua lidhur me mbështetjen që DEA mund të ofrojë për identifikimin e rrugëve të pastrimit të parave jashtë territorit të Shqipërisë dhe sigurimin e provave. Pas takimit me drejtuesit e DEA-s, Xhafaj u prit edhe në Departamentin Amerikan të Shtetit, nga Matthew Palmer, i ngarkuar me detyrën e zëvendësndihmësit të Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë.

Ndërkohë në fund Xhafaj u takua me Zëvendës Koordinatoren për Antiterrorizmin, Alina Romanowski, duke nënshkruar  një marrëveshje me të. Ai u fokusua në përpjekjet e Shqipërisë lidhur me parandalimin e fenomenit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm si dhe forcimin e luftës kundër terrorizmit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!