Refuzimi i Kurtit bashkon opozitën: Na turpëroi/ Partia e Haradinajt: Skandaloze sjellja e kryeministrit të Kosovës

schedule11:29 - 6 Korrik, 2023

schedule 11:29 - 6 Korrik, 2023

“Një veprim i turpshëm” e ka cilësuar opozita vendimin e kryeministrit Albin Kurti, i cili deklaroi se nuk do të takojë Edi Ramën gjatë turit e tij rajonal.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka konsideruar si një nder skandalet më të mëdha të qeverisë.

“Sa i përket vizitës se z.Rama ajo që mund të them është kjo, kryeministri i Shqipërisë cilido qoftë ai, në këtë rast Edi Rama dhe këtu vjen në shtëpinë e vetë, te vëllezërit e vetë. Mospranimi për takim nga Kurti është skandal. E shoh si veprim të turpshëm. Takimi duhet të ndodhë sepse Rama e ka bërë një hap tutje sepse ka urdhëruar ministrat e vetë për marrëveshjet e nënshkruara.”

Edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka ironizuar kreun e qeverisë së kosovës. Duke shpërndarë një foto të Thaçit dhe Veselit në kohën kur kryeministri Rama mirëpritej, deputeti Haxhiu ka thënë se Kurti pranon të takohet pa kushte me Vuçic ndërsa refuzon kryeministrin shqiptar.

“Erdhi Dita” që kryeministri i Kosovës mos të takohet me kryeministrin e Shqipërisë!!! Pikërisht mbi kauzën e tij të rrejshme, “bashkimin kombëtar”, mashtruesi Albin Kurti erdhi në pushtet, ndërsa sot refuzon ta takojë kryeministrin e Shqipërisë, duke i vënë kushte, a në anën tjetër takohet me Vuçic pa kushte.

Veprimet e Kurtit janë antikombëtare, inatçore, naive, janë “shizofreni” politike” shkruan ai ne nje postim ne facebook.

Edhe pse ishte paralajmëruar se mijëra njerëz do të mblidheshin për të mirëpritur kryeministrin shqiptar, ata do të “frenohen” nga policia e Kosovës. Në një njoftim zyrtar autoritetet njoftuan se do të të ndërpresin përkohësisht qërkullimin rrugor nga “Aeroporti Ndërkombëtar” Adem Jashari” në drejtim të Prishtinës, me justifikimin se do të garantojnë sigurinë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!