Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vizita e Ramës në Katar/ Kryeministri: Biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe projekte me rëndësi për Shqipërinë

schedule19:09 - 23 Nëntor, 2025

schedule 19:09 - 23 Nëntor, 2025

Në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, është zhvilluar një takim i rëndësishëm mes delegacionit shqiptar dhe autoriteteve vendase.

Kryeministri Rama shkruan në Facebook se në qendër të bisedimeve ka qenë thellimi i bashkëpunimit dypalësh dhe diskutimi mbi projekte strategjike me rëndësi të veçantë për Shqipërinë.

” Në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ku biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë. ”  

Vizita konsiderohet një hap i rëndësishëm në zgjerimin e bashkëpunimit me Katarin, një nga partnerët kryesorë të rajonit në zhvillim dhe investime strategjike.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!