Kina ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëvr amerikane për shkak t vizitës së presidentes të Tajvanit në SHBA këtë javë, si dhe kufizime të mëtejshme ndaj ambasadorit de fakto të Tajvanit në Shtetet e Bashkuara.
Sanksionet kishin në shënjestër bibliotekën e Ronald Reganit, në të cilën u mbajt takimi midis Tsai-t dhe Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Kevin McCarthy , dhe Institutit Hudson që priti Tsai-n në Nju Jork dhe i dha asaj një çmim.
Katër shtetas amerikanë ishin mes të sanksionuarve, duke përfshirë kryetarin dhe drejtorin e Institutit Hudson, dhe kreun aktual dhe ish-drejtorin e Fondacionit Reagan.
Një raund i dytë sanksionesh u miratua kundër Hsiao Bi-khim, ambasadorit de fakto të Tajvanit në SHBA.
/abcnews.al