Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vizita e Mitsotaqis në jug të Shqipërisë, Nazarko: Ishte e varfër sa i përket elektoratit

schedule18:20 - 22 Dhjetor, 2022

schedule 18:20 - 22 Dhjetor, 2022

Vizita e kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotaqis, në jug të Shqipërisë ishte tema e diskutimit në emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku.

I ftuar në studio për të komentuar këtë vizitë ishte analisti Mentor Nazarko, i cili e cilësoi më shumë si vizitë elektorale.

Sipas Nazarkos pavarësisht se minoriteti grek në Shqipëri ka marrë vazhdimisht suport financiar nga shteti amë, mbështetja ndaj Mitsotaqis u duk e varfër, për shkak se edhe ata e vuajnë largimin në masë.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Si e komentoni këtë vizitë në Shqipëri?

Nazarko: Vizita ishte më tepër elektorale. Rama i dha një dorë, për të dhënë një shenjë ekuilibri, që i nuk privilegjon Turqinë në marrëdhëniet ndërkombëtare, por ka dhe një marrëdhënie të mirë dhe me Mitsotaqis. Vizita e Mitsotaqis ishte e varfër, sa i përket elektoratit. Popullsia minoritare pavarësisht stimujve financiarë që kanë marrë nga populli amë, edhe kjo popullsi vuan largimin.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!