Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis kreu një vizitë sot në Himarë. Ajo që ra në sy ishte fakti se kreu i qeverisë greke shoqërohej nga peshëngritësi i njohur Pirro Dhima. Ai u shoqërua nga kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe kreu i OMONIA-s, Fredi Beleri.
Më pas, Mitsotakis pritet të zhvillojë një sërë vizitash në zonat në jug të Shqipërisë, ku edhe është vendosur minoriteti grek. Kjo është vizita e dytë e Mitsotakis në Shqipëri brenda pak javësh pas pjesëmarrjes në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij kryeministri grek u shpreh se do të jetë mbështetës i Shqipërisë në Bashkimin Europian, por kushti i tij është që Shqipëria të siguroj çdo të drejtë të komunitetit grek në vendin tonë. /abcnews.al