Vizita e ish-policit serb në Beograd, Musliu: Serbia udhëheq kriminelët nga veriu i Kosovës

schedule14:08 - 13 Maj, 2023

schedule 14:08 - 13 Maj, 2023

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka reaguar sot pas lajmit se një ish-polic serb i Kosovës ka vizituar të mërkurën Agjencinë e Inteligjencës Serbe, BIA në Beograd.

Përmes një postimi në Twitter, Musliu këtë e ka quajtur të rrezikshëm dhe tregon se “Serbia po udhëheq kriminelët nga veriu i Kosovës”.“Nuk kam qenë në dijeni që institucionet e sigurisë së Kosovës kanë një person të brendshëm atje. Kjo është e rrezikshme! BTW kjo tregon se #Serbia udhëheq kriminelët nga veriu i Kosovës.”, ka shkruar Musliu.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ndau medalje Aleksandar Filipoviqit nga veriu i Kosovës, që refuzoi të zbatonte vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e targave të veturave. Sipas të dhënave të siguruara nga Rel, në katër komuna të veriut të Kosovës, me shumicë serbe, që nga 11 maji i këtij viti janë vendosur zyrat e MPB-së së Serbisë, të cilat kanë qenë funksionale deri në vitin 2013./abcnews.al