Vizita e Donfried në Tiranë, reagon Yuri Kim

schedule16:18 - 29 Prill, 2022

schedule 16:18 - 29 Prill, 2022

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas vizitës së zëvendës ndihmës Sekretares amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried në Tiranë. Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, kryediplomatja amerikane shprehet se ishte kënaqësi që të kishim në Shqipëri Donfried e cila u takua me liderët e vendit.

Sipas Kim, këto takime janë të nevojshme për të forcuar demokracinë, mbrojtjen, lidhjet e biznesit, integrimin evropian etj. Po ashtu, sipas ambasadores, vizita shërbeu edhe për të forcuar bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kundër pushtimit rus.

“Shumë punë mbetet për t’u bërë, por në do t’ia dalim nëse ecim së bashku,” shkruan më tej Yuri Kim.

Kujtojmë se në kuadër të një vizite në Ballkanin Perëndimor, Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit Karen Donfried dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar vizituan Tiranën më 28 dhe 29 prill.

Ata u takuan me kryeministrin Edi Rama si dhe ministra e drejtues të ndryshëm të opozitës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!