Deputeti i AAK, Pal Lekaj i ftuar në një lidhje skype me emisionin “Ballkan Update” në ABC News, foli fillimisht për vizitën e ish-presidentit të SHBA, Bill Clinton në Tiranë.
Lekaj përgëzoi qeverinë e Shqipërisë për pritjen madhështore të një personaliteti siç është, presidenti Clinton.
“Më lejoni të përgëzoj qeverinë e Shqipërisë për një pritje madhështore të një personaliteti presidentit Clinton. E që me të vërtetë ka dëshmuar se punon për të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Ai në kohën më të vështirë të Kosovës, ai ka marrë vendime historike, që mund të quaj që është vula e lirisë së Kosovës” tha Lekaj.
Sa i përket mesazheve që Clinton dha për Kosovën dhe situatën në veri, deputeti u shpreh se ata ishin mesazhe shqetësuese për popullin e Kosovës dhe qeverinë e saj, duke shtuar se kur një mik i madh të jep mesazhe të tilla ata duhet të merren për bazë me përpikmëri dhe të mos injorohen.
“Sa i përket mesazheve të Clinton, janë shqetësuese, për qytetarët tona dhe kryeministrin Kurtin. Kur një mik i madh thotë që është marrëzi ajo që po bën Kosova, duhet të merren për bazë me përpikmëri dhe të mos injorohen” tha deputeti i AAK.r.t/abcnews.al