TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka uruar mirëseardhjen ish-shefit të shtëpisë së Bardhë, i cili për dy ditë do të qëndrojë në Shqipëri me ftesë të kryeministrit, Edi Rama. Ambasada thotë se kjo vizitë e ish-presidentit është një moment domethënës dhe që dëshmon qartësisht miqësinë e qëndrueshme të dy vendeve tona.
“Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton! Vizita e parë e ish-Presidentit në Shqipëri është një moment domethënës në miqësinë e qëndrueshme mes vendeve tona”, shkruan ambasada.
Ish-Presidenti Bill Clinton është një figurë e shquar për popullin shqiptar, pasi ë vitin 1999 dha urdhër të bombardohet ish-Jugosllavia për krimet që kishte kryer ndaj popullsie civile të Kosovës. Kjo ndërhyrje ushtarake e NATO-s i dha fund konfliktit të armatosur dhe Kosova fitoi lirinë nga regjimi vrastar i Sllobodan Millosheviçit./n.m.abcnews.al