Vizita e Blinken në Tiranë, Kushi: Me rëndësi për vendin, por edhe Ballkanin Perëndimor. Shqipëria, rol për stabilitetin dhe paqen në rajon

schedule13:38 - 16 Shkurt, 2024

schedule 13:38 - 16 Shkurt, 2024

Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi thotë se vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, ishte e rëndësishme jo vetëm për popullin shqiptar dhe Shqipërinë, por edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Kushi u shpreh se Blinken e vuri theksin te partneriteti strategjik midis dy vendeve.

Sipas Kushit, SHBA do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në reformën në drejtësi dhe integrimin në Bashkimin Evropian.

“Unë besoj se është një ngjarje shumë e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, popullin shqiptar, qeverinë shqiptare, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Vlen të theksohet, partneriteti strategjik, zoti Blinken theksoi rëndësinë e partneritetit midis Shqipërisë dhe SHBA, e cilësoi më të mirë se kurrë ndonjëherë më parë. U vlerësua edhe kontributi i kryeministrit Edi Rana, edhe ekjo duhet të jetë një lajm i mirë për të gjithë, pavarësisht se kujt force politike i përket kryeministri. U vlerësua shumë kontributi i Shqipërisë edhe në aleancën e NATO-s. U paralajmërua hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë. Pati shumë lajme të mira dhe shumë deklarata pozitive nga Blinken, u premtua, u theksua që ky partneritet strategjik do të vazhdojë, sa i takon mbështetjes në reformën në drejtësi, integrimin në Bashkimin Evropian dhe në shumë aspekte të tjera. U theksua roli i Shqipërisë në aspektin rajonal, por edhe atë ndërkombnëtar. Shqipëria luan një rol për për stabilitetin dhe paqen në rajon”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!