Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Vizita e Berishës në Strasburg/ Nura: Nuk është më bindës. Të bëjë hapa mbrapa, është e keqja e PD!

schedule23:40 - 29 Janar, 2026

schedule 23:40 - 29 Janar, 2026

Vizita e Sali Berishës në Strasburg ka ngjallur debate të forta në skenën politike shqiptare.

Analisti Artur Nura, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, u shpreh kritik ndaj rolit dhe qasjes së kreut të PD, duke theksuar se Berisha nuk është më bindës dhe mbetet një pengesë për të ardhmen e opozitës.

Sipas Nurës, izolimi i tij nga faktorët europianë, gjuha jo diplomatike dhe mungesa e hapjes ndaj brezit të ri e bëjnë situatën brenda Partisë Demokratike dramatike, ndërsa ai nënvizoi se një hap mbrapa nga Berisha do të ishte i domosdoshëm për ringritjen e PD-së.



“Unë mendoj që të hënën do të kemi një zgjidhje. Të njëjtën gjë bëri edhe për zgjedhjet, nuk i njohu, por ende vazhdon të jetë në Parlament. Reforma Territoriale është për njerëzit, drejtpërdrejt për ata. Do të ketë rezultate të hënën, por do të ketë edhe përplasje apo edhe debate.

Në raste se kreu i PD nuk bën një hap mbrapa dhe nuk vendos djem dhe vajza të rinj në moshë pa cene të korrupsionit, sepse duhet të kujtojmë që Berisha ra edhe për shkak të korrupsionit. Si mund të pretendosh ti si narkoshteti. Është situatë dramatike për mua. Berisha ka qenë i izoluar nga europianët. Komunikon me komunikata shtypi. Berisha duhet të gjente diplomatike për të thënë fjalën e tij në Strasburg. Për më tepër anglishtja e tij ballkanike nuk kuptohet. Ka një gjuhë të errët, jo gjuhë diplomatike. Berisha nuk është më bindës. Berisha është e keqja e PD”, tha Nura.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!