Vizat false drejt SHBA, mbeten në qeli 14 të ndaluar

schedule18:35 - 18 Maj, 2018

schedule 18:35 - 18 Maj, 2018

Gjykata për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 13 nga 17 të arrestuarit nga operacioni policor i koduar “272”. Ata dyshohen të jenë pjesë e një grupi kriminal të trafikut të klandestinëve drejt SHBA, Kanadasë dhe Anglisë përmes dokumenteve false. Për tre femrat e arrestuara, një prej të cilae police dhe një taksist gjykata caktoi masen e “arrestit shtëpiak”. Sipas prokurorisë, të dyshuarit në role të ndryshme kanë mundësuan kalimin e mbi 200 personave, kundrejt shumes prej 20 mijë euro për ndonjërin. Gjatë seancës avokatët kundërshtuan me forcë akuzën e “grupit të strukturuar kriminal” dhe pretenduan se prokuroria ka proceduar edhe falsifikatorët edhe personat që kanë përfituar shërbimet e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!