Viza dhe karta idenditeti false, kapen dy shqiptarët në Greqi

schedule10:31 - 27 Shtator, 2018

schedule 10:31 - 27 Shtator, 2018

Policia greke ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, të cilët akuzohen për falsifikim dokumentash. Ndalimi i tyre u bë pas zbulimit të 350 kartave false të identitetit gjermane dhe franceze, si dhe 100 vizave gjermane. Të arrestuarit janë një shofer i autobusit të një linje Shqipëri-Greqi, si dhe ndihmësi i tij, përkatësisht 41 dhe 38 vjeç.

Lajmi bëhet i ditur nga policia greke që njofton se operacioni për arrestimin e tyre është kryer pranë Artës. Pas kontrollit që është bërë në automjetin e linjës janë gjetur dokumentet false të fshehura pas sediljes së shoferit, në brendësi të kabinës së tij. Dy të arrestuarit janë dërguar në paraburgim në pritje të caktimit të masës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!