“Viti zero”, i Gazmend Lekës, ekspozita sjell çmendurinë e vitit ’97, Gërdecin dhe vizitën e diktatorit

schedule16:06 - 9 Tetor, 2024

schedule 16:06 - 9 Tetor, 2024

Copëzat  të rrënimit të shtetit në vitin `91, në vitin `97, shpërthimet e Gërdecit dhe nëpër to gjithë siluetat e mbetura të kësaj vorbulle të përsëritur ciklik është thelbi i ‘Vitit Zero‘‘ të Gazmend Lekes si një imazh vetë-shkatërrimi.

Viti Zero i Gazmend Lekës, është një mozaik tragjedish të jetuara në dekadat e fundit. Tablot ku dominon e zeza e grija, përkthyer nga flaka e molotove është një imazh i njohur për shumë prej nesh.

Një imazh ngjethës, në kufijtë e mos-arsyes, ku logjika i la vendin marrëzisë, ndërsa kaosi mbretëronte bashkë me ndjellazinjtë. Imazhe të tilla janë pjellë e politikes, por artisti thotë se i intereson tensioni përkthyer në pikturë.

Si kry-çmendi ai rendit përfshirjen e fëmijëve, ku imazhi i ‘97, vjen si alarm.

Të gjitha pikturat kanë vulën e djallit, përveç njërës ku gjunjëzuar është një nënë në të zeza. Si vizitor i kësaj ekspozitë vjen edhe ish diktatori Hozha në ciklin e vizatimeve imazhet invers, realizuar në dimensione më të vogla në laps.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!