Viti i zi i Tiranës/ Klubi më i madh i futbollit në vend drejt greminës

schedule21:56 - 22 Dhjetor, 2024

schedule 21:56 - 22 Dhjetor, 2024

Dikur luftonin për titull.

Skuadrat e kryeqytetit kanë qenë më të spikaturat e kampionatit shqiptar, duke u shtuar edhe një Vllazni, ndërsa sot kontrasti mes tyre është I madh.

I thellë sidomos mes Tiranës e Partizanit, dy ekipeve që luajnë atë që cilësohet si Derbi kryesor I qendrës më të madhe të banuar në Shqipëri.

Ky dallim I skajshëm u forcua edhe më shumë këtë javë, në mbyllje të Superligës shqiptare për vitin 2024.

Tirana pësoi disfatën e radhës, një 3-1 në Laç që nuk ka nevojë të komentohet.

Tashmë, bardheblutë janë në vendin e tretë nga fundi, dhe në një turne me vetëm 10 ekipe, rrezikojnë seriozisht.

Ky fakt, që Tirana është ndër kandidatët kryesorë për të rënë nga kategoria, besohet se është lajm edhe më I madh sesa ai që Dinamo po kryeson.

Bardheblutë kanë vetëm 18 pikë, një më shumë se Bylisi dhe tri më pak se Skënderbeu, ndërsa skuadra nga Ballshi e ka një ndeshje të prapambetur, atë ndaj Teutës.

Golaverazhi negativ e plotëson panoramën e errët, ndërsa trajneri Gugash Magani nuk po arrin ta nxjerrë skuadrën nga kriza, rreth një muaj e gjysmë pasi zëvendësoi në stol Bledi Shkëmbin.

Trajneri I njohur I futbollit shqiptar, Hysen Dedja, kampion në fushë e në stol, e sheh shumë të vështirë situatën.

Ndërkaq, skaji tjetër I derbit të madh të kryeqytetit, është në pozita të tjera.

Partizani fitoi duelin direkt për titull ndaj Vllaznisë, duke merituar gjithçka në “Arenën e Demave”, pra në stadiumin e vet.

Golat u shënuan nga Tedi Cara që në minutën e dytë dhe Arinaldo Rrapaj në të 63-ën.

Skuadra e trajnerit Veselinoviç ishte më lart dhe la pas gabimet e bëra më herët, siç ndodhi me humbjen e papritur në Ballsh ndaj Bylisit.

Ishte kjo ndeshja e fundit e Rrapajt me fanelën e Partizanit, pasi që nga janari do ta vazhdojë karrierën në Ukrainë.

Nga klubi kryeqytetas largohet edhe Hadroj, por mësohet edhe Tedi Cara, dhe që të dy lojtarët e njohur do të shkojnë po ashtu në kampionatin ukrainas.

Vllaznia, ndërkaq, pati një ndalesë në pretendimet e saj, edhe pse ndodhet në zonën e katërshes, zonë që të dërgon në plej ofin për titull në fund të sezonit të rregullt.

Shkodranët e trajnerit Brdariç kishin sidoqoftë 10 mungesa dhe kjo ndikoi jo pak në lojën e tyre dhe në humbje.

Dedja thekson pikërisht këto fakte për dy emrat e njohur.

Sidoqoftë, renditja na thotë se më mirë se të gjithë detyrat e shtëpisë I ka bërë Dinamo.

Për Blutë e shquar kryeqytetas qenka dashur kthimit në stol I trajnerit Ilir Daja për t’u ngjitur aty ku ka qenë tepër shpesh.

Viti 2024 përfundoi në vendin e parë të Superligës pas fitores 2-1 ndaj Egnatias në “Elbasan Arenë”.

Ekipi që mezi shpëtoi nga rënia sezonin e kaluar, po i falet lojtarëve cilësorë të sulmit, të cilët bënë diferencën ndaj rrogozhinasve.

Mandela shënoi në minutën e 25-të, ndërsa Zabërgja ndihmoi Nanin që të realizonte golin e dytë në 58’.

Egnatia luajti mirë, madje ushtroi shumë presion, por nuk u tregua e qartë para portës kundërshtare.

Hysen Dedja vlerëson pikërisht njeriun e stolit.

Duket paksa e habitshme të mendohet që “nëndetësja” të shpallet kampione, jo sepse nuk ka tituj, por sepse nuk ngre kokë që nga viti 2010, dhe këto vite ka zbritur deri në nivelin e tretë.

Sidoqoftë, Daja ka shumë kampionate të fituar, dhe një prej tyre e ka marrë pikërisht me blutë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!