“Viti i shkuar skandaloz”, Pano: Partizani më mirë se vjet, Daja çelësi i suksesit

schedule00:15 - 5 Shkurt, 2021

schedule 00:15 - 5 Shkurt, 2021

Partizani ishte klubi më aktiv në merkaton e dimrit dhe deri në këtë fazë ka mundur të renditet mes skuadrave të kreut, diçka që nuk pritej. Në lidhje me të kuqtë në Pressing foli Ledio Pano, ish-futbollist i të kuqve dhe trajner i moshave.

“Partizani tani është më mirë dhe ndihet dora e Dajës, që për mua është trajneri më i mirë në Shqipëri. Ndryshe nga vjet Partizani është në rritje dhe po bën më mirë se vjet dhe më pëlqen. Luan futboll dhe ka rregull e disiplinë taktike. Ka qenë i kushtëzuar edhe nga mosbërja e merkatos.

Pas fitimit të titullit Partizani humbi gjithçka. I kaluari ishte vit skandaloz. Gjatë bllokimit të merkatos ishte vështirësi e madhe. Nuk mendonim se do ishin në vend të dytë dhe meritë të madhe ka trajneri, që ka pasur mundësinë të punojë lirshëm, karakteristikë e Partizanit.

Ata janë aty në sajë të Gaz Demit sepse pa të Partizani nuk do të ekzistonte. Nuk e hedh poshtë Olsi Ramën, por është presidenti ai që zgjedh personat e duhur. Partizanin u munduan ta zhdukin komplet, por Demi e shpëtoi. Mua nuk më intereson titulli sivjet, dua një Partizan të konsoliduar.

Skënderbeu nuk u bë menjëherë. Nuk besoj se do gabojnë më, duke njohur Ilir Dajën. Unë mendoj se për momentin Partizani është në maksimumin e kapacitetit të tij. Tani do shohim nëse blerjet e reja do e rrisin cilësinë, Tirana? Mos më pyet mua për Tiranën, pyet Florin për ta. Mua për Partizanin”, u shpreh Pano. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!