Harry Kane nuk e ka nisur mirë vitin e ri. Sulmuesi i Tottenham Hotspur u dëmtua në takimin kundër Southampton, takim që “Spurs” e humbën me rezultatin 1-0. Kapiteni i “Gjelave” pësoi një tërheqje muskulore në kofshën e tij të majtë dhe u largua i dëmtuar nga fusha e blertë.
Sot, klubi i Tottenham konfirmoi dëmtimin e sulmuesit kryesor të skuadrës, por nuk dha asnjë informacion sa i takon datës së rikthimit. Mendohet se Kane do të mungojë mbi dy javë dhe me kalendarin e ngjeshur, do të jetë një mungesë e madhe për trajnerin Mourinho.
Megjithatë, “Special One” ka një arsye për të buzëqeshur, pasi sulmuesi tjetër, Heung-min Son, e ka mbaruar pezullimin e tij me tre ndeshje për ndëshkimin me karton të kuq. Me shumë gjasa, koreano-jugori do të aktivizohet në majë të sulmit, me mbështetjen e Lucas Moura dhe Dele Alli./abcnews.al