Festimet e Vitit të Ri në të gjithë botën do të jenë shumë ndryshe këtë vit ndërsa qytetet kanë filluar të marrin masa paraprake kundër përhapjes së Covid-19.
Pamja më e mirë e qyteteve më të mëdha do të jetë nga divani juaj. Shumica e shfaqjeve të mëdha tradicionale të fishekzjarreve dhe festimeve globalisht janë anuluar dhe zëvendësuar me ngjarje më të vogla televizive.
Londra
Shfaqja ikonike e fishekzjarreve të Londrës mbi lumin Thames është anuluar këtë vit ndërsa ndodhet në kufizime të rrepta të qëndrimit në shtëpi. Por do të ketë një transmetim të veçantë në BBC për njerëzit ndësa qëndrojnë të izoluar.
New York
Edhe këtë vit në Times Square do të ketë një festë, por do të mbyllura për publikun. Shfaqja do të vazhdojë me transmetimet vjetore kombëtare në disa kanale televizive, kështu që edhe pse askush nuk do të presë me orë të tëra në të ftohtin e acartë, ju do të mund të shihni ngjarjet që do të zhvillohen deri në mesnatë.
Los Angelos
Nuk do të ketë fishekzjarre publike këtë vit në Los Anxhelos. Por banorët mund të jenë pjesë e një feste virtuale nga DJ Steve Aoki, e cilësuar si “festa më e madhe virtuale në Bregun Perëndimor”.
Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
Gjithçka është magjike në Dubai për të festuar vitin e ri. Ka të paktën 11 vende ku ju mund të shihnu qiellin të ndriçohet më 31 dhjetor, dhe të gjithë ata që vijnë nga vendet e tjera për t’i parë ato duhet të jenë negativë për Covid-19.
Rio de Janeiro
Rio ka anuluar shfaqjet e fishekzjarreve dhe po kufizon hyrjen në plazhet e saj – duke përfshirë edhe Copacabana,në mënyrë që të shmangë turmat. Në vend të kësaj, do të ketë një transmetim online të festimeve.
Sidney
Sidney ka pezulluar shfaqjen tradicionale publike të ngjarjeve të Vitit të Ri. Në vend të një shfaqje të madhe fishekzjarresh, do të ketë një shfaqje më të vogël mbi Urën e Portit në mesnatë.
Madrid
Fatkeqësisht, njerëzit në këtë qytet zakonisht festiv do të duhet të hanë rrushin e tyre në shtëpi këtë vit. Tradita kulturore është zakonisht pjesë e një ngjarjeje të madhe në qytet, por për shkak të Covid-19, ky nuk do të jetë rasti për vitin 2020.
Edinburg, Skoci
Festa e famshme e Skocisë për Vitin e Ri nuk do të zhvillohet këtë vit. Por çdo gjë do të jetë online. Ngjarja do të jetë falas për të gjithë në të gjithë botën.
Las Vegas
Fishekzjarret e mëdha në Qytetin e Dritave janë mbyllur këtë vit, por festimet e Vitit të Ri në Fremont Street dhe Hotel Plaza janë akoma të vlefshme.
Hoteli ende planifikon të speaktaklin e fishekzjarreve në mesnatë, dhe sigurisht që do të jenë të pranishëm edhe banorët e zonës.
Paris
Parisi nuk do të organizojë evente publike për ata që festojnë vitin e ri, por do të ketë një koncert në Katedralen Notre Dame nga kompozitori dhe interpretuesi Jean-Michel Jarre që të gjithë mund ta shikojnë./abcnews.al