Ndërsa maturantët që kanë përfunduar studimet e arsimit të mesëm dhe janë ende të dyzuar për nisjen e vitit të ri akademik, Kolegji Profesional Gjerman i Teknologjisë, është një mundësi e mirë për studimet e tyre, por jo vetëm.
I ftuar në studion e Shqipëria Sot në ABC News, rektori i Kolegjit Profecional gjerman të Teknologjisë, Jorgaq Kaçani, argumentoi pse ky kolegj është zgjedhja e duhur për të gjithë studentët që duan të ndjekin arsimin profesional, ndërsa vuri theksin te cilësia e mësimdhënies.
“Elementi bazë është cilësia me të cilin do të plotësosh këtë student. Sa i aftë do jetë ai të përballet me problemet që do ti prodhojë koha në fund të studimeve. Si prind, por edhe si pedagog, përgjegjësine e ndjej edhe në këtë drejtim. Ky kolegj I bën ata të jenë të aftë profesionalisht, si do të përballet ai me të gjitha problemet që do ti shtrojë koha sidomos në shkencat inxhinierike. Në këtë drejtim, jo vetëm si prind por edhe si pedagog, ju them të ndjekin Kolegjit Profecional gjerman të Teknologjisë sepse ky kolegj i bën ata të jenë cilësor në përfundim të studimeve, të jenë të aftë profesionalisht.” u shpreh Kaçani.
Ndër të tjera rektori i Kolegjit Profecional gjerman të Teknologjisë, theksoi se shkencat profesionale, i sigurojnë studentit punë të sigurtë pas studimeve, dhe ekonomi të qëndrueshme.
“Shkencat profesionale, formimi professional i siguron studentit punë, ekonomi të qëndrueshme në familje, një pozicion shoqëror. Por vetëm me një gjë: ai që do të vijë të ketë kërkesa ndaj vetes për të mësuar. Shkencat inxhinierike, teknike nuk bëhen pa u ulur të mësosh, Duhet punë e vullnet, cdo gjë duhet ta prekësh me dorë. Këtu qëndron vecantia e Kolegjit. Kemi një sistem dual 50 % teori dhe 50 % praktikë, kjo përfshirë për cdo lëndë, në të gjithë ciklin e studimeve dy vjecar që ka kolegji. Në inxhinieri mësohet vetëm duke punuar. Këtu futet një metodë të studiuari që kemi ne që quhet elektudë për studentët, që studenti mund të punojë nga celulari nga televizioni, pra në cdo lloj punë që është mund të futet të punojë, dhe nga ana tjetër pedagogu sheh sa orë ka harxhuar, cili është rezultati, si I ka zgjidhur problemet, cfarë rezultatesh ka nxjerrë nga simulimi, ku janë defektet, ku duhet ndërhyrë. Kjo metodë i vë kryqin dhe heq atë mentalitet që cdo specialist ka atë sekretin e vet dhe nuk ia jep studentëve, brezit të ri që vjen. Elektuda e ofron këtë mundësi.” u shpreh rektori Kaçani, ndërsa apeloi studentët të aplikojnë në degët që ofron Kolegji Profesional Gjerman i Teknologjisë.
“Kolegji Profesional Gjerman i Teknologjisë, aktualisht ofron diploma dhe programe të studimit Teknologji e Automobilit, Elektromekanik, Elektrik, Elektronik, Sisteme të ajrit të kondicionuar dhe Menaxhim Ndërtimi. Këto janë plane dhe programe mësimore jo shqiptare, por janë marrë nga vende me eksperiencë në këtë drejtim, vende si Gjermania, Zvicra, Sllovenia, Austria, Italia, SHBA, Japonia etj. Pra, janë programe të tilla që studenti vetëm me kërkesën ‘kush të vijë të mësojë’, pastaj të tjerat t’ia lerë Kolegjit, stafit akademik. Është meritë e ‘Kastrati Group’ që ky Kolegj nuk është kolegj biznesi të presë nga të ardhurat e studentit. Këtu më shumë investohet se merret. Cilësia e përgatitjes është e tillë që kur del në prodhim pastaj të jep një produkt shumë cilësor. Studenti të punësohet jo vetëm te ‘Kastrati Group’, por edhe ku të dojë studenti që të shkojë pasi të ketë marrë këtë diplomë, edhe jashtë shtetit kudo, por vetëm të jetë i aftë.” –vijoi më tej rektori Kaçani.
“Sa i përket stafit pedagogjik në këtë Kolegj, Kaçani tha se është staf i brendshëm, por edhe i jashtëm nga vende të ndryshme.
“Stafi pedagogjik ne e kemi të brendshëm, shqiptar, nga Kosova, Maqedonia Zvicra. Baza laboratorikë është bazë moderne, bashkëkohore e kohës. Edhe nëse s‘do të mësosh dicka do të ngulitet në kokë. Kolegji Gjerman, informatikën e ka pjesë të vetën. Sot mund të marrësh një makinë luksoze, por luksi qëndron se ka të përmbledhur arritjet më të fundit të teknologjisë. Si prind rekomandoj, për cilësinë e mësim dhënies, për bazën laboratorike, për kërkesat që janë aty, sistemin dual, elektudën, të jesh i sigurtë se cdo njeri në fund punën e ka të garantuar. Duhet parë me shumë përgjegjësi. Faza e studimit në universitet, është shumë delikate, vendimtare sepse përcakton të ardhmen jo vetem personale, por edhe të familjes që do krijosh’ tha Kaçani ndër të tjera.
Një mesazh të fundit rektori Kaçani ua drejtoi prindërve dhe maturantëve: Iu drejtohem në radhë të parë si prind, si educator dhe si administrator, që të zgjedhin në këtë fazë që janë degën që do u sigurojë atyre formimin profesional, teknik, një punësim dhe një ekonomi të qëndrueshme në të ardhmen e personalitet në shoqëri. Ua them me përgjegjësi të plotë që gjithë këto element Kolegji i siguron në shkallën maksimale./abcnews.al