Viti i ri 2018 po troket me rradhë në të gjitha vendet e botës

schedule13:03 - 31 Dhjetor, 2017

schedule 13:03 - 31 Dhjetor, 2017

Viti i ri po mbërrin me rradhë në të gjitha vendet e botës. Në orën 14:00 sipas orës sonë locale, 2018 ka mbërritur në Australi.
Ndërrimi i viteve është pritur nga mbi 1.5 milionë qytetarë dhe turistë të shumtë që ishin mbledhur në urën dhe operën ikonike të Sidnejt.
Ata shijuan këtë spektakël fishekzjarresh, që konsiderohet ndër më të bukurit në gjithë botën.
Gjithashtu në krah të urës së Sindjet ishte vendosur një ujvarë për të celebruar legalizimin e martesave brenda të njëjtës gjini. Pas hedhjes së fishekzjarreve në të gjithë zonën nisi dhe një spektakël muzikor.
Ndërsa më herët, vendi i parë që ka pritur ndërrimin e viteve ishte Zelanda e Re. Në mesditë, sipas orës sonë lokale, në këtë vend ka mbërritur 2018. Festime dhe fishekzjarrë të shumta, në një spektakël të veçantë ndriçuan qiellin e Zelandës së Re.
Sipas pozicionit gjeografik, orë pas ore viti i ri mbërrin edhe në vende të tjera të globit si Japoni, Kore e Jugut, Kore e Veriut, Kinë, Filipine, Indonezi, Tajlandë dhe në të gjitha vendet me rradhë./abcnews.al