Viti i dytë në çadër për familjet e Durrësit, banorja: Nuk kemi festë, presim të futemi në banesë

schedule17:00 - 31 Dhjetor, 2020

schedule 17:00 - 31 Dhjetor, 2020

Edhe këtë vit të ri familja Guçe do të presë në çadër. Atmosfera  festive e ndërrimit të viteve nuk ndjehen aspak. Prej dy vitesh jeton në këtë çadër në zonën e plepave në Durrës.

“Shumë keq. Edhe herën e parë me stuhi e kaluam. Është gjendje shumë e keqe.”

Për të gëzuar të vogël e shtëpisë, shpresa ka imporvizuar pemën e vitit të ri. Merakun më të madh e ka për mbesën e vogël. Ndihmën e kërkon vetëm për të.

“E pe vetë çfarë po gatuaja. Nuk do hamë makarona për vitin e ri.  Kërkon kjo dhuratë. Po s’kam mundësi.”

Shpresa shprehet se shpreson që deri vitin tjetër ajo dhe fëmijët e saj të futen në banesën e re, e cila do të ndërtohet në të njëjtin vend.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!