Jusuf Islami mbledh vrapues nga Tirana dhe Prishtina. Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në “ABC News”, Islami foli për kauzën që tashmë është kthyer në traditë.
“Vrapo Babadimër” është nisma e inicuar 9 vite më parë. Islami tha se fillimisht ka nisur me pak pjesëmarrës, ndërsa aktualisht janë 6000
“Më 15 dhjetor 6000 babagjyshër do të pushtojnë Prishtinën “Vitin që lamë pas bëri bujë dhe këtë viti presim që pjesëmarrja të arrijë deri në 6 mijë. Kjo si kauzë ka një qëllim të mirë, përveçse pjesëmarrjes të japim edhe dashuri dhe mbështetje. Në fillim shumë pak njerëz besonin se do të kishim këto përmasa. Edhe pse kemi pasur vështirësi në këtë rrugëtim, mund të them që edhe ne dimë të bëjmë gjëra të bukura. E mira e kësaj kauze është se nuk ka kohë që e përcakton vrapimin. Prishtina atë ditë, do të jetë frymëzim për të gjithë. Në vitin e 10-të do të arrijmë 10 mijë pjesëmarrës”, tha ai.
/abcnews.al/