Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Viti 2020 dhe ndërhyrjet estetike, zbuloni të preferuarin e shqiptarëve! Mjekët këshillojnë për profesionalizëm

schedule18:14 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 18:14 - 28 Dhjetor, 2020

Dorina Hajro (dermatologe) dhe  Gentian Zikaj (Kirurg plastik rikonstruktiv) ishin të pranishëm në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ku biseduan për ndërhyrjet më të kërkuara nga pacientët e tyre në klinikën dermoestetike dhe kirurgji plastike ‘Anassa’.

Të dy u ndalën në një pikë shumë të rëndësishme, në konsultën paraprake me pacientët, në mënyrë që këta të fundit të mund të dinë rrisqet.

“Pacientët nuk dinë ndonjëherë se çfarë kërkojnë. Është detyra e mjekut të orientoj pacientin në pritshmëritë e interventit, në pasojat që ka, në rregullimet që do ketë më mbrapa. Pjesa më e madhe ne dikutimin me pacientin është për kohën e interventit kirugjikal. Në këtë moment është e rëndësishme që të dikustosh me pacientin, ta dëgjosh pacientin, ta kuptosh çfarë do”, tha Zikaj.

Sipas tyre nuk kanë munguar rastet kur falë një ndërhyjrje estetike pacientët kanë vlerësuar më shumë veten dhe kanë qenë më të lumtur.

 “Ne kemi dëshirë ta ndihmojmë pacientin, përveç rritjes së vetvlerësimit ka një serë shërbimesh fuksionale si operacioni i hundës rregullon frymëmarrjen, operacioni i gjinjve të mëdhenj japin probleme të mëdha me shtyllën kurrizore, madje është hequr nga operacionet estetike në shumë vende të botës”.

Më e kërkura, sipas doktor Zikaj, është rinoplastika e hundës.

“Operacioni më i kërkuar është operacioni i rinoplatikës, i ndjekur nga operacioni blefaroplastika, operacionet e gjoksit dhe liposuksionit”.

Ndërkohë dermatologia Hajro tha se ndërhyrjet estetike, baby botox apo mirëmbajtja e fytyrës janë kërkesa jo vetëm të vajzave të reja, por edhe zonjave 40 vjeç.

“Duhet të jemi version më i bukur i vetvetes.  Baby botox është trend i viteve të fundit, injektohet te idividët më të rinj. Rimodelimi i buzve krkohet nga të gjitha moshat, edhe zonjat 40 vjeç”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!