Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vithkuqi, fshati mes maleve dhe ngjyrave/ Peizazhi i mrekullueshëm që ndryshon në çdo stinë

schedule20:28 - 1 Nëntor, 2025

schedule 20:28 - 1 Nëntor, 2025

KORÇË- Fshati Vithkuq padyshim që është një ndër fshatrat me peizazhin më të bukur në Shqipëri. Banorët e tij krenohen me traditën, historinë, por më tepër me bukurinë e natyrës, të cilën e ruajnë me fanatizëm.

Të gjitha stinët në këtë fshat kanë veçantinë e tyre, por vjeshta është më e bukura e cila dhuron një kolorit ngjyrash.

Janë të rralla festat e një fshati që mbajnë emrin e një stine. Vithkuqi festën e fshatit e identifikon me vjeshtën.

Banorë të këtij fshati, kudo ku jetojnë dhe ndodhen; brenda apo jashtë vendit, janë mbledhur për të festuar së bashku.

Njësia administrative këtë e ka kthyer në një traditë ku banorët jo vetëm që takohen me njëri-tjetrin, por edhe shijojnë gatimet tradicionale nga amvisat e tyre.

Të veshura me kostumet tradicionale valltarët iu dhuruan një spektakël me folklorin e zonës.

Për Romeo Rrapon, që është organizator i kësaj feste, të pranishëm nuk janë vetëm banorët me origjinë nga Vithkuqi që banojnë në qytete te ndryshme te vendit, por dhe emigrantë që kanë ardhur enkas për të festuar, por dhe mysafirë të tjerë.

Dashuria e banorëve për fshatin e tyre që i lidh ata t me këtë vend është përjetësuar dhe në një këngë. E krijuar dhe kompozuar në vitin e largët 1967 kjo këngë u përdor dhe nga regjisori i filmit aq të njohur të Kiço Blushit “Beni ecën vetë”.

Solisti i kësaj kënge, tani 80 vjeç, tregon detajet dhe ndryshimet e tekstit që ka pësuar kënga në kohë, por që mbetet e njëjta melodi. Në këtë festë, të pranishmit, pasi shijuan gatimet dhe spektaklin, shijuan dhe natyrën që mbetet shija e shijeve/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!