Vit i Ri, avaz i vjetër! Turqia lëshon dronët mbi Greqi dhe “nis” ushtarët me not

schedule18:06 - 3 Janar, 2022

schedule 18:06 - 3 Janar, 2022

Viti i Ri, por inati është i vjetër. Greqia ka denoncuar se Turqia pasditen e sotme ka lëshuar një dron në ishujt e Egjeut, konkretisht mbi Nisyros. Kjo është hera e parë që Ankaraja lëshon dronë mbi territorin grek. Por nuk ka mjaftuar vetëm kjo për të nxehur akoma më shumë situatën mes dy vendeve.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar ka publikuar një video që pasqyron një hartë me plazhet turke dhe ishullin grek Kastelorizo ​​ku thekson se është vetëm 1950 metra larg dhe tregon studentët e akademisë turke që hidhen në det, ndërsa kërcënon se “mund të arrijnë atje (te ishulli) duke notuar”.

Ishulli grek Kastelorizo është kthyer në “mollë sherri” mes dy vendeve./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!