Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ish kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Likën me Dekoratën e artë të shqiponjës. Kreu i Shtetit e ka vlerësuar me motivacionin “Për kontributin e tij të vecantë në fushën e sigurisë kombëtare, luftës kundër terrorizmit dhe në vecanti në luftën e krimit të organizuar e trafikut të drogës”. Ish Kreu i SHISH pasi dha dorëheqjen është propozuar nga kryeministri Edi Rama si ambasador i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut. Ky post është drejtuar nga Leonard Demi deri pasi Presidenti Ilir Meta vendosi të dekretojë lirimin e tij nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në NATO./abcnews.al
Visho Ajazi Lika dekorohet nga Presidenti Meta
schedule15:31 - 5 Dhjetor, 2017
schedule 15:31 - 5 Dhjetor, 2017