Portieri i Tiranës, Visa Bekaj pritet të largohet nga Tirana gjatë kësaj periudhe, teksa gardiani i portës bardheblu është afër kalimit në Turqi.
Sipas “Panoama Sport” Visar Bekaj do t’i bashkohet skuadrës së Manisa në Ligën e Parë të Turqisë, aty ku do ta gjejë shqiptarin Eros Grezda i cili u transferua te skuadra turke, Tirana pritet të fitoj plotë 180.000 euro.
Kampionët e Shqipërisë kanë menjëherë zëvendësuesin e portierit nga Kosova, teksa në skenë ka dalë një tjetër kampion.
Bëhet fjalë për Alban Hoxhën, i cili aktualisht akoma nuk ka firmosur rinovimin me Partizanin, në këtë mënyrë Tirana mund t’i rrëmbejë gardianin e portës rivalëve të tyre. /f.a/abcnew.al