Virusi që prek mëlçinë, pas SHBA-ve sëmundja e rrezikshme mbërrin në Europë

schedule22:04 - 22 Prill, 2022

schedule 22:04 - 22 Prill, 2022

Ende pa u zhdukur koronavirusi, njerëzimi kërcënohet nga një tjetër virus që prek mëlçinë.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA ka njoftuar për një shpërthim të pazakontë të rasteve pediatrike të hepatitit në shtetin e Alabamas.

Deri më tani, të paktën nëntë raste të tilla janë raportuar zyrtarisht në shtetin amerikan, sipas CDC-së dhe mund të ketë më shumë në të gjithë vendin.

Inflamacioni i mëlçisë tek fëmijët ishte shkaktuar nga Adenovirusi, jo nga infeksioni i coronavirusit.

Departamenti i Shëndetësisë në Alabama njoftoi se të gjithë fëmijët e infektuar ishin nën moshën 10 vjeçare, raportoi Businessinsider.

Ndërkohë, raste të ngjashme u raportuan në Mbretërinë e Bashkuar në muajin prill ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi javën e kaluar se ato ishin raportuar edhe në Spanjë dhe Irlandë.

Agjencia Britanike e Sigurisë Shëndetësore ka konfirmuar 49 raste të tilla në Angli, 13 në Skoci dhe disa në Uells dhe Irlandën e Veriut.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tha se shumica e rasteve përfshinin fëmijë të moshës 2 deri në 5 vjeç.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!