Virusi misterioz që ka prekur kinën ditët e fundit e ka çuar në 139 numrin e të prekurve nga ky viros.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se virusi u përhap nga Vuhan në qytete të tjera. Ndërkohë dy raste të tjera të të prekurve nga ky virus janë raportuar në Pekin, ndërsa Shenzhen që është qendër e teknologjisë për një rast të dyshuar.
Numri total i rasteve të konfirmuara tani është 200, ndërsa tre persona kanë vdekur nga problemet me frymëmarrjen. Virusi është identifikuar nga specialistët në fillim në Vuhan në muajin dhjetor, si një lloj koronavirusi.
Sipas tyre, ai ka çuar në një shpërthim të pneumonisë virale, porse ende mbeten shumë paqartësi rreth tij. Gjithahstu pas Tajlandës dhe Japonisë, Koreja e Jugur ka raportiar për një rast të prekur nga ky virus misterioz.
Ky shpërthim, sipas autoriteteve shëndetësore, ka ringjallur kujtimet e virusit Sars – gjithashtu një koronavirus – që ka lënë mbi 770 njerëz të vrarë në fillim të viteve 2000, në dhjetëra vende, kryesisht në Azi./abcnews.al