Virusi misterioz i Kinës përhapet në qytete të tjera: Rritet numri i të prekurve

schedule10:10 - 20 Janar, 2020

schedule 10:10 - 20 Janar, 2020

Kina ka raportuar 139 raste të reja të një virusi misterioz brenda dy ditësh.

Pekini, kryeqyteti, raportoi dy raste, ndërsa Shenzhen raportoi një rast.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara deri më tani tejkalon 200, dhe tre kanë vdekur nga ky virus i mistershëm.

Zyrtarët shëndetësorë kanë identifikuar infeksionin, i cili u shfaq për herë të parë në Wuhan në dhjetor, një lloj virusi i quajtur koronavirus. Ata thonë se kjo çoi në një shpërthim të pneumonisë virale, por se nga vjen ky virus akoma ngelet enigmë.

Edhe pse përhapja e virusit besohet të ketë origjinën nga një treg, zyrtarët dhe shkencëtarët nuk e përcaktojnë saktësisht se si është përhapur.

Koreja e Jugut raportoi rastin e parë të konfirmuar të virusit të hënën, pas dy rasteve të konfirmuara në Tajlandë dhe një në Japoni.

Kjo përhapje ka ringjallur kujtimet e virusit Sars – gjithashtu një koronavirus – që vrau 774 njerëz në fillim të viteve 2000 në dhjetëra vende, kryesisht në Azi.

Analiza e kodit gjenetik të virusit të ri tregon se është më e lidhur me Sars se çdo koronavirus tjetër njerëzor, raporton abcnews.al

Çfarë dimë për virusin?

Koronaviruset janë një familje e gjerë e viruseve, por vetëm gjashtë prej tyre dihet se infektojnë njerëzit.

Shenjat e infeksionit përfshijnë simptoma të frymëmarrjes, ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Njerëzit këshillohen të shmangin kontaktin “e pambrojtur” me kafshët e gjalla, të gatuajnë plotësisht mishin dhe vezët dhe të shmangin kontaktin e ngushtë me këdo me këto simptoma të ose të ngjashme me gripin.

Cilët janë personat e infektuar?

 

Autoritetet në Wuhan, një qytet qëndror kinez me 11 milion banorë,  thanë se 136 raste të reja janë konfirmuar gjatë fundjavës.

Ndërsa të dielën vonë, zyrtarët thanë se 170 njerëz në Wuhan ishin ende duke u trajtuar në spital, përfshirë nëntë në gjendje kritike.

Zyrtarët shëndetësorë në rrethin Daxing të Pekinit ndërkohë thanë që dy persona që kishin udhëtuar në Wuhan ishin trajtuar për pneumoni por ata dyshonin se këta persona mund të jenë infektuar nga virusi.

Në Shenzhen, afër Hong Kongut, zyrtarët thanë se një burrë 66 vjeç shfaqi simptoma të virusit pas një udhëtimi për të vizituar të afërmit në Wuhan. Tetë të tjerë në Shenzhen janë nën vëzhgim për të përcaktuar nëse janë të infektuar.

Në Korenë e Jugut, Qendrat e Koresë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë që një grua 35-vjeçare kineze po vuante nga ethet dhe problemet e frymëmarrjes pasi udhëtoi në Wuhan, raporton abcnews.al.

Çfarë thonë autoritetet kineze?

 

Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës tha të djelën  që virusi ishte “ende i parandalueshëm dhe i kontrollueshëm”, ndërsa paralajmëroi se ishte i nevojshëm monitorimi i ngushtë duke pasur parasysh se burimi, transmetimi dhe metodat e virusit ishin të panjohura.

Ato thanë se nuk kishin pasur raste të virusit që përhapet nga një person tek tjetri por gjithsesi duhet të  ketë kujdes.

Çfarë ndikimi mund të ketë Viti i Ri Hënor?

 

Nga e Premtja, shumica e kinezëve do të fillojnë pushimet e tyre javore të Vitit të Ri Hënor.

Është një kohë kur miliona njerëz  udhëtojnë nëpër Kinë për të vizituar familjen, duke rritur frikën se autoritetet nuk do të jenë në gjendje të monitorojnë në mënyrë të duhur përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

Wuhan është një qendër transporti dhe autoritetet atje kanë gati një javë që përdorin skanuesit e temperaturës në aeroporte dhe në stacionet e trenave dhe autobusëve. Ata që tregojnë shenja të etheve janë regjistruar, u janë dhënë maska ​​dhe janë dërguar në spitale dhe klinika.

Autoritetet thonë se ata tani do të ekzaminojnë të gjithë ata që do të largohen nga qyteti.

Në stacionin qendror hekurudhor të Pekinit, disa udhëtarë dhuruan maska, por nuk u shfaqën tepër të shqetësuar për virusin.

“Duke parë lajmet, ndihem pak i shqetësuar. Por unë nuk kam marrë masa paraprake përtej veshjes së maskave të rregullta,” i tha agjencisë së lajmeve AFP Li Yang, një menaxher 28-vjeçar i llogarisë që udhëtonte në rajonin e Mongolisë së Brendshme. .

“Kush e di se sa njerëz që kanë qenë në Wuhan dhe ata mund të mos jenë të vetëdijshëm se  tashmë janë infektuar?” tha një përdorues i Weibo./Përshtati në shqip: abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!