Virusi që po qarkullon në Kinë nuk është i ri. Metapneumovirusi human është konfirmuar tek njerëzit prej vitit 2001. Raste të tij sipas Drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik Eugena Tomini më herët janë evidentuar dhe në Shqipëri. Aktualisht nuk është zbuluar asnjë I prekur.
“Është një virus që bashkëqarkullon me viruset e tjerë respirator. Edhe në Shqipëri ka qarkulluar, sigurisht në nivelet e ultëa të tij, por kapacitetet janë për ta evidenuar, është evidentuar edhe më herët”, tha Tomini.
E kemi te pranishëm?
“Asnjë rast i konfirmuar deri tani apo i dyshuar për metapneumoviurs human në Shqipëri“, shtoi Tomini.
Metapneumovirusi human prek rrugët e frymëmarrjes. Shfaqet si rrufë dhe çon deri në pneumoni. Përhapet përmes spërklave të personit të infektuar dhe sipërfaqeve të kontaminuara. Rrezik më të shtuar kanë fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të kompromentuar.
“Shfaqet me temperaturë, dhimbje fyti, kollë, mund të kemi rrufë, lotim syshë, gjendje debulese, apo këputje fizike. Ka një periudhë 3 deri në 6 ditë, periudhë inkubacioni, nëse situata precipiton mund të kemi dhe vështirësi në frymëmarrje, shfaqen e bronkolitit apo bronkonpneumonia tek fëmijët e vegjël dhe penumonia në moshat adulte.”, shtoi ajo.
Por a mundet ky virus të sjell pandeminë e radhës?
“Organizata Botërore e Shëndetësisë, Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve Infekive po monitoron situatën. Sigurisht deri në këto momente asnjë alert në kuptimin e një emergjence botërore nuk është reflektuar nga strukturat ndërkombëtare. Sigurisht kujdesi duhet në drejtim të etiketës respiratore, kujdesi higjenik, jo vetëm në tështitje, kollitje, por dhe në rastet e një gjendje virale, duhet të qendrojmë në shtëpi për të mos e transmetuar qoftë dhe shenja virale të një influence sezonale tek individët e tjerë. ”
Aktualisht në Shqipëri sipas Institutit të Shëndetit Publik po dominojnë infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmrrjes. Në qarkullim gjithashtu janë gripi dhe covid, por sipas autoriteteve shëndetsore deri tani kemi të bëjmë me një aktivitet sezonal normal./abcnews.al