Virozat në disa qytete të vendit, mjekja: Më të prekur janë moshat e reja, shfaqin temperaturë të lartë, zgjat 3-4 ditë

schedule16:01 - 16 Janar, 2023

schedule 16:01 - 16 Janar, 2023

Mjekët e urgjencave pediatrike në qytete e vendit po përballen me një numër të lartë të fëmijëve me viroza të stinës.

Qyteti i Durrësit po përballet me një fluks të shtuar të pacienteve me viroza në spital e qendra shëmdetësore. VETËM në një ditë, në urgjencë paraqiten 270 persona. Kryeminferiemeri Arben Beja thotë se kaotike është situata dhe në urgjëncën pediatrike, ku në ditë marrin ndihmë 180 fëmijë.

Shumë prej pacienteve janë paraqitur me temperature të larte dhe të prekur nga virozat e stinës. Në vlorë gjatë një jave kanë marrë ndihmë mjekësore 450 qytetarë.

Shefi i epidemiologjise Agron Bashllari konfirmon se në ketë periudhe ka rritje të rasteve me covid.

Situatë problematike paraqitet edhe në Shkodër.
Mjekja infeksioniste Arjola Jusufi thotë janë 70 deri në 90 pacient në dite që drejtohen urgjences për trajtime mjeksore.

Mjekja infeksioniste Arjola Jusufi thotë se më të prekur janë mosha e reja./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!