Të vegjlit duket se nuk e kanë përballuar dot ndryshimin e shpeshtë dhe të shpejtë të temperaturave. Në spitalin e Beratit ka ditë që fluks të vegjëlish shtrohen për të marrë ndihmë mjekësore.
Urgjencat për tu dhënë ndihmë fëmijëve të vegjel janë papushim.
Virozat kanë tronditur qytetin e Beratit.
Ndryshimet e temperaturave kanë bërë që të ketë fluks të sëmurësh në Repartin e Pediatrisë së Spitalit Rajonal.
Vetëm gjatë 3 ditëve të para të këtij viti, numri i vizitave arrin në 100 të tilla çdo ditë dhe fëmijët më të prekur kanë qenë ata të moshave nga 0-3 vjeç.
Simptomat që kanë paraqitur fëmijët e prekur nga virozat kanë qenë: temperaturë e lartë, ethe dhe dehidratim.
Shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit, mjeku Vladimir Kumaraku tha se këto viroza kanë pasur një tjetër karakteristikë në krahasim me virozat e zakonshme, pasi janë shoqëruar me temperaturë të lartë dhe ethe
“Shumë prindër tregojnë se kanë kaluar natën e ndërrimit të viteve në spital. Fëmijët e tyre të prekur nga virozat janë paraqitur në gjendje të rëndë të menjëhershme”.
Probleme me virozat e stinës ka patur edhe në rrethe të tjera. Ajo që është vërejtur nga mjekët ka të bëjë me faktin se fëmijët pësojnë temperaturë shumë të lartë dhe të menjëhershme./abcnews.al