Lumi Viroi në Gjirokastër ka dalë nga shtrati. Uji ka vërshuar në rrugën nacionale që lidh Gjirokastrën me Tepelenën dhe ka probleme me lëvizjen e mjeteve. Kjo situatë është shkaktuar nga reshjet më të fundit dhe prurjet e përrenjve. Banorët e Gjirokastrës janë përfshirë në panik nga frika e përmbytjeve. Në dhjetor të vitit të kaluar ky territor pësoi përmbytje masive. Dy vjet më parë përfundoi investimi prej një miliardë Euro, i cili parashikonte që nuk do të kishte më përmbytje në Gjirokastër. Ndërkohë në rrugën nacionale janë angazhuar forcat e emergjencës dhe policia që po orientojnë drejtuesit e mjeteve. /abcnews.al
Viroi del nga shtrati, uji vërshon në rrugën Gjirokastër- Tepelenë
schedule14:14 - 21 Mars, 2018
schedule 14:14 - 21 Mars, 2018