“Virgjëria” e Rukie Ramës e rrëfyer nga ish-kryeprokurori komunist

schedule23:01 - 9 Nëntor, 2019

schedule 23:01 - 9 Nëntor, 2019

Në Tropojën e vitit të largët 1974, një operativ i Sigurimit të Shtetit tenton me të gjitha mënyrat të fusë në shtrat një vajzë të zonës.

Por vajza nga malësia e refuzon. E refuzon pafundësisht.

DOKUMENTARI I PLOTË

Për hakmarrje, njeriu i Sigurimit të Shtetit, fabrikon prova dhe dëshmitarë me qëllim që ta fusë në burg nën akuzën e agjitacion-propagandës.

Krejt e vetme, vajza mundohet të mbrohet. Duke shfrytëzuar pretendimin e akuzuesit kryesor, sipas të cilit ai ishte i bindur për krimet, pasi ishte i dashuri i saj, malësorja deklaron përpara hetuesve se është e virgjër, duke kërkuar edhe ekspertizë zyrtare mjekësore.

Ekspertët vërtetojnë se vajza ishte e virgjër, por Sigurimi i Shtetit nuk tërhiqet.

Për herë të parë, emisioni “Abc/Story” i gazetarit Ferdinand Dervishi, sjell, të shtunën në mbrëmje, në televizionin “Abc News” historinë e plotë e Rukie Ramës, këtë radhë të dëshmuar nga ish-Kryeprokurori i Tropojës, Kristaq Ngjela. Përmes një rrëfimi të pazakontë ish-kryeprokurori tregon kulisat që thureshin në Ministrinë e Brendshme dhe Kryeprokurorinë e kohës me qëllim që Rukie Rama të dënohej me patjetër, pavarësisht provave e fakteve./abcnews.al