Virginia Woolf “vjen” në Shqipëri, Jozef Shiroka: Si kemi sjellë ndjesitë e shkrimtares në teatër

schedule10:52 - 10 Mars, 2023

schedule 10:52 - 10 Mars, 2023

‘Valë’ është shfaqja më e fundit që ka pushtuar Teatrin e Metropolit. E shkruar nga shkrimtarja e madhe, Virginia Woolf, kjo shfaqje tregon disa faza të jetës që nga fëmijëria, teksa personazhet rriten dhe deri te vdekja.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, një nga aktorët, Jozef Shiroka ka folur për Woolf dhe skenarin e shfaqjes, duke theksuar personazhet duken sikur janë të gjithë fytyra e shkrimtares.

“Virginia Woolf është një ndër autoret, një personazh brilant, mund të them në çdo sens mbi aktivitetin e saj jetësor mbi aktivitetin e saj mbi të drejtat e njeriut. Pak a shumë ka qenë e përfshirë e përfshirë në të gjitha sferat e jetës, politika etj. Ka jetuar në një kohë ndryshimesh të mëdhaja, ka kaluar Luftën e Parë Botërore, bëhet fjalë për fillimet e viteve 900, duhet të kuptojmë që në atë kohë kaloi depresionin e madh, krizën e madhe që po ndodhte dhe njerëz të tillë si Virginia Ëoolf ishin shumë të ndjeshëm ndaj realitetit që po ndodhte.

Ajo nuk arriti të duronte dot gjithçka që po ndodhte dhe fatkeqësisht shkoi mbyti veten, u vetëvra. Shumë veta thonë që ka pasur probleme psikologjike me bipolaritetit. Në atë kohë nuk njihej, unë një ditë pash që ilaçet që asaj i jepnin, sot përdoren për kaujt dhe qentë.

Personazhet të gjithë sa janë, duket sikur janë të gjitha fytyrat dhe ndjesitë e Virginia Woolf. Pra, janë 6 personazhe të cilët janë miq dhe kalojnë të gjithë fazat e jetës së tyre, nga fëmijëria dhe deri kur rriten, deri kur vdesin. Ne në shfaqe kemi këtë linjë të jetës, kemi këtë ndërthurje të shoqërisë”, u shpreh ndër të tjera ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!